Tre persona hipën në taksi dhe nën kërcënimin e armës i vjedhin taksistit para dhe telefona

Kronikë e zezë

Tre persona hipën në taksi dhe nën kërcënimin e armës i vjedhin taksistit para dhe telefona

Nga: H.O. Më: 2 maj 2022 Në ora: 08:47
Ilustrim

Raporti i Policisë së Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Keqekollë të komunës së Prishtinës, tre persona kanë hipur në një veturë taksi dhe me forcë dhe në kërcënimin e armës, i kanë marr atij 132 euro dhe dy telefona mobil.

Ata kanë dalë më pas nga vetura dhe kanë ikur në një drejtim të panjohur.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Keqekollë, Prishtinë 01.05.2022 – 02:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat