Obiliq: Ishte duke qëndruar në motel, sulmohet me kondak të revoles nga dy persona

Kronikë e zezë

Obiliq: Ishte duke qëndruar në motel, sulmohet me kondak të revoles nga dy persona

Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person është sulmuar me kondak të revoles nga dy persona të panjohur derisa ishte duke qëndruar në një motel në Obiliq.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se të dyshuarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.

“Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.

Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat