Dy persona dyshohet se mashtruan për tenderë në vlerë 100 mijë euro, dërgohen në mbajtje

Kronikë e zezë

Dy persona dyshohet se mashtruan për tenderë në vlerë 100 mijë euro, dërgohen në mbajtje

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në koordinim me autoritetet e drejtësisë ka ndërmarr veprimet e nevojshme, pasi dyshohet se në vitin 2021 pronari dhe personi i autorizuar i një biznesi kanë përfituar tenderë nga institucionet e Kosovës pa i plotësuar kriteret.

Në njoftim të policisë, thuhet se pas hetimeve është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilt nuk i kanë fare të deklaruara qarkullimin në ATK dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë.

Vlera e tenderëve, sipas policisë, sillet rreth 100 mijë euro ndërsa të dyshuarit akuzohen për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

“Më datë 12.05.2022,  në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion,  respektivisht sektorin e financave janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale (S.D. dhe A.D.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri për shkaqe shëndetësore është dërguar për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat