Arrestohet personi, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin

Kronikë e zezë

Arrestohet personi, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti ka kanosur fqinjin e tij me armë zjarri, pasi që është lidhur me internetin e tij.

Policia ka njoftuar se te i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Suharekë.

Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuaR në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se tij dhe e kishte kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tije.

Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:

• Një pistoletë

• Një karikator dhe

• 10 copë fishek

I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet na hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat