E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:43
Ilustrim

Sot rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është hasur një trup i pajetë.

Burimet rrëfyen se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçare, i cili afër vetes kishte një pistoletë dhe ishte i gjakosur në pjesën e sipërme të trupit.

Sinjali mëson se tashmë për rastin janë njoftuar edhe organet kompetente, ndërkaq sipas burimeve nga emergjenca e Vushtrrisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen.

Hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat