Babai i len mbishkrime shqetësuese në derë të shtëpisë djalit, lajmërohet policia

Kronikë e zezë

Babai i len mbishkrime shqetësuese në derë të shtëpisë djalit, lajmërohet policia

Më: 19 maj 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një prind është arrestuar në Drenas nën dyshimet se i ka lënë mbishkrime te dera e shtëpisë djalit të tij.

Sipas policisë me këtë veprim djali është shqetësuar.

Me vendim të prokurorit prindi është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM /Gllogoc 14.08.2021. Në lidhje me rastin, me 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte shqetësuar  djalin e tij viktimën mashkull kosovar duke i lënë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat