​Aksident në afërsi të Kaçanikut: 5 të lënduar, njëri prej tyre pjesëtar i KFOR-it

Kronikë e zezë

​Aksident në afërsi të Kaçanikut: 5 të lënduar, njëri prej tyre pjesëtar i KFOR-it

Më: 24 maj 2022 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe një ushtar i KFOR-it, në një aksident trafiku sot në afërsi të Kaçanikut.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti të KFOR-it dhe një veture private.

Të gjithë të përfshirët në aksident kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital.

Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat