Pamjet nga shpërthimi i tritolit në 03.00 të mëngjesit, kush është pronari i “Audit” në Vlorë

Kronikë e zezë

Pamjet nga shpërthimi i tritolit në 03.00 të mëngjesit, kush është pronari i “Audit” në Vlorë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 08:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjeti në Vlorë i është vendosur lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur  rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, në një automjet tip “Audi”.

Makina është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, banues në Elbasan.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se automjeti është dëmtuar në pjesën e parme si pasojë e shpërthimit.

Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat