Zhavori mbyt 27-vjeçarin në fshatin Kramovik të Rahovecit

Kronikë e zezë

Zhavori mbyt 27-vjeçarin në fshatin Kramovik të Rahovecit

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 22:23
Ilustrim

Një punëtor 27-vjeçar humbi jetën sot pasi e kishte zënë zhavori në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Policia njofton se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

Lidhur me rastin është duke u vazhduar me hetime.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat