Dy persona keqpërdorin seksualisht një femër në Prizren

Kronikë e zezë

Dy persona keqpërdorin seksualisht një femër në Prizren

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 08:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Prizren.

Siç bëhet e ditur viktima femër ka raportuar se fillimisht është dehur dhe më pas është keqpërdorur seksualisht nga dy persona të pa njohur.

E njëjta ka pranuar ndihmë mjekësore.

“SULM SEKSUAL / Prizren 16/17.06.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka pranuar ndihmë mjekësore dhe sipas saj fillimisht është dehur e më pas është keqpërdorur seksualisht nga dy persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia në raporton 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat