Shkeli dy këmbësore në Prishtinë dhe iku, policia ndalon një të dyshuar

Kronikë e zezë

Shkeli dy këmbësore në Prishtinë dhe iku, policia ndalon një të dyshuar

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy këmbësore janë shkelur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë nga një veturë, ndërsa ngasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar ndalimin e një të dyshuari.

“Sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës ndaj personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”. Personi i dyshuar ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, tha Ulaj.

Këmbësoret janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Ulaj, teksa shtoi se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat