Vdekje e dyshimtë në Istog, një person gjendet i vdekur në ballkonin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Istog, një person gjendet i vdekur në ballkonin e shtëpisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një burrë në Istog është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Derisa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat