“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!?”/ E dhimbshme: Ky ësht 33 vjeçari nga Gjakova që humbi jetën në aksident

Kronikë e zezë

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!?”/ E dhimbshme: Ky ësht 33 vjeçari nga Gjakova që humbi jetën në aksident

Nga: M.L. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 10:18
I ndjeri Skofiar Gjini me dy prindërit e tij

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini 33-vjeçar.

Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.

Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimin për aksidentin fatal e ka dhënë edhe babai i të ndjerit nëpërmjet një postimi në Facebook. Gëzim Gjini ka thënë se Skofiari ishte djalë hastreti, që la pas vetës dy vajza. 

Postimi i plotë:

SKOFIAR DJALË HASRETI - DRITA E SYVE!

Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!?

Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër!

Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!

Këtë shkaktar vdekjeje, lë ta dënoj Ligji ose do ta dënoj Kanuni!

Skofiar të emërova me emër, Skofiar ishe në jetë!

Mr. Skofiar Gëzim Gjini (1989-2022)

Varrimi dhe e pamja, sot, më datë 1 korrik 2022 (e premte) ora 19:00 - Varrezat e Reja, Gjakovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat