Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një fëmijë i moshës pesëvjeçare është goditur nga një veturë në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përcjell Klankosova.tv.

“Vushtrri 07.07.2022 – 11:32. Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat