Sulmohen zyrtarët policorë te ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Sulmohen zyrtarët policorë te ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:09
Policia e Kosovës

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një 39-vjeçar ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët fillimisht i kishte penguar derisa po shqiptonin disa tiketa për kundërvajtje.

Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas dyshohet se ka nisur t’i kërcënoi e sulmojë fizikisht ata, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat