Vetura godet për vdekje një 5-vjeçar që po ngiste biçikletën

Kronikë e zezë

Vetura godet për vdekje një 5-vjeçar që po ngiste biçikletën

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 21:48
Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 5-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar biçikletën.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshës 5-vjeçare”, deklaroi Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat