​U ndalua me mbi 27 kg marihuanë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

​U ndalua me mbi 27 kg marihuanë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata ka vlerësuar se me qëllim të zhvillimit të rregullt dhe pa pengesë të procedurës penale në këtë çështje penale është e nevojshme që të pandehurit N.N ti caktohet masa e paraburgimit, pasi që me asnjë masë tjetër alternative nuk do të arrihet që të sigurohet prania e tij gjatë zhvillimit të procedurës në këtë çështje penalo – juridike dhe procedura të zhvillohet pa pengesa. I pandehuri N.N dyshohet nga Prokuroria se në mënyrë të pautorizuar ka poseduar narkotikë, pasi që me datë 09.08.2022 prej orës 12:00 gjatë kontrollit rutinor është ndaluar nga ana e policisë, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan dhe në automjetin i tij të cilin e drejtonte tani i dyshuari N.N, gjatë kontrollit, në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes i mbuluar me batanije, i mbushur me marihuanë, ndërsa në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe tre thasë të njëjtë të mbushur me thasë najloni në të cilat gjendej narkotiku, i cili dyshohet së është i llojit marihuanë me peshë totale prej 27,6 kilogramë, i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje të mëtejme me qëllim të shitjes tek shfytëzuesit tjerë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat