​Ndalohet një person, posedonte barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Kronikë e zezë

​Ndalohet një person, posedonte barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Është ndaluar një i dyshuar në kufi tek Dheu i Bardhë. Të dyshuarit i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë.

Policia kufitare ka njoftuar se në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjatë kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

“Prishtinë, 18 gusht 2022-Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat