Arrestohet një person në Obiliq për zjarr vënie të pa qëllimshme

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Obiliq për zjarr vënie të pa qëllimshme

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Është arrestuar një person pasi i kishte vënë zjarrin barit në arën e tij, ku si pasojë janë dëmtuar edhe disa fidanë në arën afër saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 18.08.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin barit të thatë në arën e tij. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa fidanë në arën afër saj.

Deri me tani nuk dihet se cili është pronari i pronës së dëmtuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat