​Arrestohet 21 vjeçari që po kërkohej nga organet e rendit

Kronikë e zezë

​Arrestohet 21 vjeçari që po kërkohej nga organet e rendit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A., 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej katër muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimi

“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat