​Arrestohen tre persona në Obiliq pasi u kapën duke tregtuar drogë

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona në Obiliq pasi u kapën duke tregtuar drogë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Obiliq, pasi janë hasur duke bërë shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 16 mijë e 373 euro e 40 centë, një veturë me targa vendore, dy revole, dy karikatorë, 27 fishekë, dy telefona celularë, një palë dylbi, një këllëf i revoles, 20 CHF dhe një qese me 10 gramë kokainë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike”.

“Obiliq (NN) 27.09.2022 – 16:05. Janë arrestuar nga policia tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke bërë shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë cent), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 (dy) karikator, 27 (njëzet e shtatë) fishek, 2 (dy) telefona celularë, 1 (një) palë dylbi, 1 (një) këllëf të revoles, 20 (njëzet) CHF dhe 1 (një) qese me 10 (dhjetë) gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat