Vetura godet një 80-vjeçar në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Vetura godet një 80-vjeçar në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një 80-vjeçar është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.)”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat