Arrestohet 42 vjeçari në Ferizaj, i shkaktoi dhunë fizike vazhdimisht ndaj bashkëshortes

Kronikë e zezë

Arrestohet 42 vjeçari në Ferizaj, i shkaktoi dhunë fizike vazhdimisht ndaj bashkëshortes

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 00:05 në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në fshatin Greme është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili vazhdimisht  kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat