Policia sekuestron armë dhe fishekë në tri komuna – arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Policia sekuestron armë dhe fishekë në tri komuna – arrestohen tre persona

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka arrestuar tre persona për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Në Prishtinë policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër copë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjilan policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë e vjetër e kalibrit 6 mm dhe 20 cop fishekë.

I dyshuari pas intervistimi me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit, te i njëjti ,është gjetur dhe sekuestruar arma-pistolete Bereta me një karikator të zbrazët.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat