Del për të blerë bukë në Podujevë, e mitura përfundon e rrëmbyer

Kronikë e zezë

Del për të blerë bukë në Podujevë, e mitura përfundon e rrëmbyer

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:43
Ilustrim

Një 16 vjeçare nga Podujeva dyshohet se u sulmua seksualisht nga tre persona, kur e mitura kishte shkuar për të blerë bukë në një furrë të qytetit.

Aty, pasi e njëjta kreu blerjen, dyshohet se u rrëmbye nga një burrë, i cili me veturë e dërgoi disa kilometra larg.

Ndonëse prindërit e mohojnë se një gjë e tillë i ndodhi vajzës së tyre, me rastin e vajzës me inicialet B.A, që dyshohet të ketë edhe probleme psikike, po merret tashti departamenti për të mitur.

Babai tregoi se e bija e tij u mashtrua në këmbim të blerjes së disa gjërave ushqimore dhe u dërgua në Fushë Kosovë, por aty sipas tij, e bija nuk u sulmua seksualisht nga askush.

Megjithëkëtë, ndryshe mori vesh televizioni. E mitura po dyshohet se edhe mund të jetë trafikuar atë ditë. Për këtë shkak, njësia anti-trafikim pas urdhrit të prokurorit e mori dhe e dërgoi në një strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat