Sulmohen fizikisht katër shqiptarë në Mitrovicën e veriut nga bandat serbe, marrin lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht katër shqiptarë në Mitrovicën e veriut nga bandat serbe, marrin lëndime të rënda

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:43
Ilustrim

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.

Mediumi serb në Kosovë, raporton se viktimat që u sulmuan teksa ishin në shëtitore janë të moshës së re.

Mediumi “Kossev” raporton se të rinjtë pas sulmit janë larguar menjëherë.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Sipas këtij raportimi, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Rastin e ka bërë të njohur edhe Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Sheshi Car Llazar, Mitrovice Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat