​Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Gjakovë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer sot një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL,

tre karikatorë, 22 copë fishekë dhe një thikë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B. (73), shtetas i Kosovës, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat