Inicohet kallëzim penal ndaj burrit që deklaroi rrejshëm në Polici

Kronikë e zezë

Inicohet kallëzim penal ndaj burrit që deklaroi rrejshëm në Polici

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:24

Policia sot ka informuar se është inicuar kallëzim penal ndaj një personi për veprën penale "Lajmërimi apo kallëzimi i rremë".

Sipas Policisë, i dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të sigurojë një dosje nga Policia pasi kishte plane që të udhëtonte jashtë vendit me familje.

“Më datën: 15.11.2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informacion për një rast Grabitje po në Gjilan. Sektori Rajonal i Hetimeve i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Pas një pune intenzive hetimore mirë të organizuar, grubullimit të informacioneve në terren, intervistimit të dëshmitarëve sot datë: 02 dhjetor 2022 janë siguruar prova të mjaftueshme se i dyshuari ka inskenuar rastin dhe ka deklaruar rrejshëm në polici. I dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të siguroj një dosje nga policia pasi që kishte plane që të udhëtojnë jashtë vendit me familje. Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit S.E. (1955) mashkull shqiptar shtetas i Kosovës është inicuar kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale "Lajmërimi apo kallëzimi i rremë" nga neni 382 i KPRK-së.”, ka informuar Policia.

Ndërkohë, rasti me gjitha shkresat është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat