Arrestohen katër persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Prishtinë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë. Sipas policisë gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë 2.2 gram, marihuanë 4.9 gramë dhe para të gatshme.

Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-së gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular,  dhe disa qese plastike të zbrazura.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat