Ndalohet personi që dyshohet se ngacmoi seksualisht 11-vjeçaren në Drenas

Kronikë e zezë

Ndalohet personi që dyshohet se ngacmoi seksualisht 11-vjeçaren në Drenas

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një person i moshës madhore është ndaluar pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Lajmi e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ulaj tha se brenda afatitt ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar është një person (madhor), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Ulaj.

Merret vesh se viktima është e moshës 11-vjeçare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat