​Rrahu gruan dhe djalin, ndalohet një burrë në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Rrahu gruan dhe djalin, ndalohet një burrë në Gjakovë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një burrë, pasi që dyshohet se nën ndikim të medikamenteve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Nuk raportohet për lëndime por me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas është intervistuar.

Rasti është inicuar si dhunë në familje

“Gjakovë 29.12.2022 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nën ndikim të medikamenteve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të intervistohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat