Policia aksion në dy motele në Mitrovicë: Arrestohet një 21-vjeçare dhe katër burra

Kronikë e zezë

Policia aksion në dy motele në Mitrovicë: Arrestohet një 21-vjeçare dhe katër burra

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:54
Ilustrim

Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë.

Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në rajonin e Prizrenit dhe të Mitrovicës.

Për një rast të tillë që është zbuluar në dy motele në Mitrovicë, në “Motel Vip” dhe “Motel Flamingo”, ku Policia ka kapur katër persona, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se të arrestuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor, dyshohen se kanë kryer veprën kundërvajtëse të marrjes me prostitucion. Pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, e mundësim apo detyrim për këtë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat