Punëtori në Gjakovë njofton policinë se ka pranuar 100 euro fals

Kronikë e zezë

Punëtori në Gjakovë njofton policinë se ka pranuar 100 euro fals

Më: 15 janar 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar në Polici se një klient ka bërë pagesë me një kartmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Policia thotë se monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“FALSIFIKIM I PARASË|Babaj Bokës, Gjakovë  14.01.2023 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një pompë të derivateve, ka informuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat