Fshehu në trup 33 mijë euro të padeklaruara, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Kronikë e zezë

Fshehu në trup 33 mijë euro të padeklaruara, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:44
Parate

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë  iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat