Dy persona dënohen me nga 3 vjet burgim për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Dy persona dënohen me nga 3 vjet burgim për trafikim me njerëz

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan, sot ka informuar se të akuzuarit B. H. dhe B. A., janë dënuar me nga tri vjet burgim dhe me nga 300 euro gjobë për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Gjykata ka bërë të ditur se të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në motel, në fshatin Domorovc, komuna e Ranillukut dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

“Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç.”, ka bërë të ditur gjykata.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat