Burri në Pejë e gjuan me gurë zyrtarin policor, tenton ta sulmojë me sëpatë

Kronikë

Burri në Pejë e gjuan me gurë zyrtarin policor, tenton ta sulmojë me sëpatë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë si gjatë kohës kur janë në kryerje të detyrës e edhe atëherë kur janë me rroba civile, ndodh t’i zë sherri me qytetarë, të cilët në shumë raste i ofendojnë, kërcënojnë  e sulmojnë ata.

Kështu ka ndodhur dje në fshatin Lubeniq të Pejës, ku një polic jashtë detyrës zyrtare është përballur me një kërcënim serioz nga një qytetar.

Burimet kanë bërë me dije se viktima kishte qenë në pronën e një familjari të tij, ku po kryente disa punë dhe në atë moment një person i kishte kërkuar që të largohet që aty dhe e kishte sharë me fjalë banale.

Polici kishte marrë mjetet e punës dhe kishte nisur të largohej, por ishte i dyshuari ai që nuk ishte ndalur vetëm me kërcënime. 56-vjeçari dyshohet se ka gjuajtur me gurë në drejtim të policit dhe më pas ka marrë një sëpatë me të cilën ka dashur që ta sulmojë.

Viktima ka rastisur në një njësi policore, të cilët i ka informuar lidhur me atë që ka ndodhur, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, me viktimën ka probleme familjare dhe ky është motivi që shtyu të bëjë veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat