Vrasja e motrës në Fushë-Kosovë, e akuzuara thotë se s’i kujtohet asgjë

Kronikë e zezë

Vrasja e motrës në Fushë-Kosovë, e akuzuara thotë se s’i kujtohet asgjë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.S, e cili akuzohet se nga motive të panjohura kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S., në Fushë Kosovë.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pa e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja

Sot para Gjykatës, janë prezantuar prova ku specialisti i serologjisë Bashkim Mustafa, ka konstatuar se në thonjtë dorën e majtë të viktimës nuk ka profil të ADN-së të ndonjë personi tjetër, pasi që mostrat janë marrë edhe nga familjarët e ngusht.

Sipas tij, profili i ADN-së të fituar nga shalli dhe thonjtë e dorës së majtë të të ndjerës T.S. përputhet vetëm me profilin e ADN-së të të akuzuarës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, avokati mbrojtës i ka propozuar gjykatës që në cilësi të dëshmitares të dëgjohet psikologjia Kumrie Haxhiu, e cila sipas tij, është duke e trajtuar të mbrojturën e tij në qendrën e paraburgimit në Lipjan.

Pas administrimit të provave është ftuar të merret në pyetje e akuzuara F.S.

E akuzuara para trupit gjykues ka deklaruar se nuk i kujtohet asgjë.

“Mua nuk më kujtohet asgjë se nuk jam tip që i lëndoj njerëzit dhe personi i fundit me qenë në burg jam unë. Nuk është burgu për mu.’’-ka deklaruar e akuzuara F.S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat