Policia ndalon një furgon që transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës

Kronikë e zezë

Policia ndalon një furgon që transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Shtërpcë pas disa informatave, mbrëmë në fshatin Drajkovc ka ndaluar një furgon që transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës. 

Sipas njoftimit, policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilët sipas policisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat