Sulmohet dhe grabitet i riu në Mitrovicë, një person ia merr kuletën me para e dokumente dhe zhduket

Kronikë e zezë

Sulmohet dhe grabitet i riu në Mitrovicë, një person ia merr kuletën me para e dokumente dhe zhduket

Më: 2 prill 2023 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Me një ngjarje të tillë të frikshme është ballafaquar së fundmi edhe një i ri te Kroi i Vitakut në Veri të Mitrovicës.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se rasti ka ndodhur derisa viktima ishte duke ecur, kur papritur një person e kishte sulmuar nga mbrapa dhe më pas ia ka marrë kuletën me para e me dokumente, si dhe telefonin.

I dyshuari ka arritur të ikë pa lënë ndonjë gjurmë, kurse viktima për shkak të lëndimeve që pësoi, ka marrë trajtim mjekësor e më pas e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do ndërmerren posa të zbulohet dhe të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat