Deshi t’i jepte fund jetës së tij, policia shpëton 62 vjeçarin në Ferizaj që tentoi të vetëvritej

Kronikë e zezë

Deshi t’i jepte fund jetës së tij, policia shpëton 62 vjeçarin në Ferizaj që tentoi të vetëvritej

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vetëvrasjes në tentativë në Ferizaj, duke thënë se kanë arritur ta shpëtojnë personin.

siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, një 62 vjeçar kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti në Ferizaj dhe kishte tentuar që të vetëvritej.

“Dje, rreth orës 13:03 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshës 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se menjëherë pasi policia ka pranuar informatën në lidhje me këtë rast, kanë njoftuar edhe ekipe mjekësore nga Qendra Emergjente, si dhe Brigada Zjarrfiksëve të Ferizajt, të cilët edhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimën dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetëvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat