Momenti kur aksidentohen kamioni dhe autobusi me nxënës në Vragoli

Kronikë e zezë

Momenti kur aksidentohen kamioni dhe autobusi me nxënës në Vragoli

Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:23 Përditësuar në ora: 18:18 më 13.05.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Momenti kur aksidentohen kamioni dhe autobusi në Vragoli

Një autobus me nxënës dhe një kamion është aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Këtë e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi.

 

Aksidenti me dhjetëra të lënduar në Vragoli – flasin nga Graniti Trans

Dhjetëra persona u lënduan nga aksidenti që ndodhi këtë të shtunë pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autobusi që është përfshi në aksident është nga kompania Graniti Trans në Preshevë.

Media e ka kontaktuar kompaninë, një zyrtar e ka konfirmuar se autobusi i saj është përfshirë në aksident, por nuk kanë dhënë detaje të tjera se për çfarë aktiviteti ka qenë në Kosovë.

Dalin pamjet e aksidentit me dhjetëra të lënduar në Vragoli

Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore. 

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamjet KETU

Aksidentohet autobusi me nxënës me kamionin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Aksidentohen një autobus me nxënës dhe një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës, ndërsa xhami i parë i autobusit është thyer, në ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë e tipit “Audi”,

Lajmin për median, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se autobusi i përfshirë në këtë aksident është me targa të huaja kurse kampioni me targa vendore.

Tutje ai ka thënë se si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat