E kanosin dhe ia grabisin telefonin një personi në Prishtinë

Kronikë e zezë

E kanosin dhe ia grabisin telefonin një personi në Prishtinë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se është kanosur nga dy të panjohur dhe i është grabitur telefoni.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:50 në Prishtinë, ndërsa dy personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Ndërkohë lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat