Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi gjilanas me 300 euro

Kronikë e zezë

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi gjilanas me 300 euro

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:36
Policia e Kosovës gjobit shoferin i cili e tejkaloi shpejtësinë

Është ndaluar dhe dënuar një person në Gjilan për tejkalim shpejtësie me mjetin e tij në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 18.05.2023 gjatë kontrollit të automjeteve në fshatin Pozheran kanë hasur një shofer i cili në zonë e lejuar me shpejtësi 50 km/h, ai e ka drejtuar mjetin me mbi 100 km/h.

I njëjti është dënuar me gjobë prej 300 eurove dhe me ndalim të drejtimit të mjetit për tre muaj.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 18.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke drejtuar mjetin me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat