Goditet nga vetura një vushtrrias në vendkalim të këmbësorëve

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura një vushtrrias në vendkalim të këmbësorëve

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një burrë është goditur nga vetura në vendkalim të këmbësorëve në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë.

“Viktima mashkull kosovar, është duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke kaluar rrugën në  vendkalim të këmbësorëve , dyshohet se është goditur nga vetura që ishte në lëvizje e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat