Burri 57-vjeçar nga Prishtina kërcënon gruan me të cilën bashkëjetoi për disa vite, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Burri 57-vjeçar nga Prishtina kërcënon gruan me të cilën bashkëjetoi për disa vite, ajo e denoncon në Polici

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua 44-vjeçare nga Podujeva, e cila e ka raportuar burrin 57-vjeçar me të cilin ka bashkëjetuar disa vite.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari, për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar të hënën përmes telefonit, duke i shkaktuar shqetësim.

Media mëson se bëhet fjalë për Z.A., i cili është nga Prishtina dhe dyshohet se pas telasheve që ka pasur me viktimën, ka vendosur t’i qërojë hesapet duke e kanosur.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe rasti është iniciuar rasti si “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat