Gjenden disa kg djathë, sallamë e virshlle pa afat në një dyqan të Prishtinës

Kronikë e zezë

Gjenden disa kg djathë, sallamë e virshlle pa afat në një dyqan të Prishtinës

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 10:29
Sallame

Gjenden disa kg djathë, sallamë e virshlle pa afat në një dyqan të Prishtinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se në një dyqan në Prishtinë, janë gjetur disa produkte me afat të skaduar.

Në këtë market janë asgjësuar 16 kg djathë, 17.5 kg sallamë,  jogurt me fruta dhe 1.6 kg virshlle.

“Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar një ankesë nga konsumatori, për blerje të një produkti pa afat në një Market në lagjen Bregu Diellit Prishtinë. Menjëherë kemi organizuar një inspektim. Aty është gjetur produkti i njëjtë i raportuar, po ashtu gjatë kontrollit në rafte tjera janë gjetur dhe disa lloje tjera produkteve pa afat. Sipas procedurës epi inspektues ka larguar nga raftet shitëse të gjitha produktet me afat të skaduar dhe të njëjtat i ka asgjësuar. Sasitë e produkteve të gjetura pa afat janë: djathë 16 kg, sallama 17,5 kg jogurt me fruta 1,6 kg virshlle”, thuhet në njoftim.

Ndaj operatorit janë nisur procedurat ligjore në Gjykatë, e cila pritet të vendos për masa ndëshkimore.

“Shprehur në njësi janë larguar 80 produkte nga tregu. Ndaj operatorit ekonomik sipas procedurave ligjore do të ngritët procedurë në gjykatë. E cila do të vendos për masën ndëshkimore. Falënderojmë konsumatorin për raportim”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat