​Arrestohet një qytetar serb për kontrabandë me mall nga Serbia

Kronikë e zezë

​Arrestohet një qytetar serb për kontrabandë me mall nga Serbia

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës njofton se të martën kanë arrestuar një shtetas kosovar të nacionalitetit serb të dyshuar për ‘tregti të ndaluar’ nga Serbia.

Sipas komunikatës së policisë, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, sot rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviçit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

“Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, një automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’.

“Personi dhe vetura është dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera”, thuhet në njoftim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat