Shtetasi i Shqipërisë sulmohet me gurë nga gjashtë persona në Zveçan

Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë sulmohet me gurë nga gjashtë persona në Zveçan

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë dyshohet se është sulmuar me gurë nga gjashtë persona në Zveçan.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi i sulmuar ka qenë me kamion, me ç’rast i është dëmtuar dera e kamionit.

“Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat