Suharekasi kanosë me armë vëllaun, u fjalosën për telekomandë të televizorit

Kronikë e zezë

Suharekasi kanosë me armë vëllaun, u fjalosën për telekomandë të televizorit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një rast i pazakontë i kanosjes ka ndodhur në fshatin Vraniç të Suharekës.

Një i dyshuar ka shtënë me armë në oborrin e shtëpisë së tij.

Deri te kjo dyshohet të ketë ardhur pasi i dyshuari është fjalosur me vëllaun e tij, për telekomandë të televizorit dhe kanalin e preferuar.

Dëshmitar i rastit që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25, është babai i të dy djemve.

Policia njofton se ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka konfiskuar armën që ishte me leje.

“Në vend ngjarje janë konfiskuar Revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, , e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole” bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat