Tentim vrasje në Prishtinë: Theren me thikë dy persona, arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë: Theren me thikë dy persona, arrestohen të dyshuarit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 07:36
Ilustrim

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Të tilla incidente shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të forta e të mprehta, që përfundojnë me të plagosur. Kështu ka ndodhur edhe dje në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy persona janë dërguar atje me plagë të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë, ku edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacioneve të para, viktimat u sulmuan nga dy persona, njëri 22 e tjetri 27-vjeçar, të cilët po dyshohet se i therën ata me thikë, për motive akoma të panjohura.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë arritur t’i arrestojnë dy personat e dyshuar, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat